Euro2024

Portieri i Hoalndës thyen rekordin e Petr Cech

06/22/2024 09:10
nga:E K

Portieri holandez Bart Verbruggen hyri në histori të Kampionatit Evropian duke u bërë portieri më i ri që ka mbajtur portën e paprekur në një ndeshje në turne.

Verbruggen mbajti tulipanët në barazimin pa gola kundër Francës në moshën 21 vjeç e 307 ditë. Rekordi mbahej më parë nga Petr Cech, i cili nuk pranoi gol në fitoren 3-0 të Republikës Çeke ndaj Danimarkës në çerekfinalet e Euro 2004, në moshën 22 vjeç e 38 ditë, transmeton GazetaBlic Sport.

Bart Verbruggen u përball me mungesën e goditjeve të sakta të Francës, duke bërë tre pritje, dy prej të cilave nga brenda zonës.

/GazetaBlic Sport.