Sporti

Portieri i ekipit italian realizon gol të mrekullueshëm, ia siguron fitoren Modenas në sekondat e fundit

04/10/2022 11:16
nga:L J

Dje u shënua në Itali një gol që rrallë herë shihet edhe këtë e realizoi portieri i ekipit, Modena – Riccardo Gagno.

Portieri shënoi me një goditje të fuqishme nga zona e tij duke kaluar gjithë fushën dhe duke shënuar në portën kundërshtar, përcjell GazetaBlic Sport.

Falë një goditje spektakolare, klubi i tij iu afrua kualifikimit në Serinë B, sepse ai gol nënkuptonte një fitore 2:1 ndaj Imolese.

Nuk mungoi entuziazmi në stadiumin Alberto Braglia në Modena, pasi u bë e qartë se klubi së shpejti do të festonte një ngjitje në Serie B.

Modena tani ka katër pikë më shumë se Reggiana e vendit të dytë dhe vetëm dy xhiro kanë mbetur deri në fund. Është e qartë se ky gol i portierit do të vlejë shumë…

/GazetaBlic Sport