Portieri i Austrisë, Alexander Schlager, ka folur pas barazimit 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të UEFA Nations League.
Schlager vlerësoi paraqitjen e Kosovës, duke theksuar disiplinën e “Dardanëve” dhe vështirësinë për të gjetur hapësira ndaj tyre.
“Kosova është shumë e disiplinuar dhe ndaj një skuadre të tillë duhet fillimisht të gjesh zgjidhjet e duhura. Mund të jemi të kënaqur me këtë pikë.”
Portieri austriak theksoi se skuadra e tij u rikthye mirë në lojë dhe se në katër ndeshjet e fundit ka dhënë maksimumin.
“U rikthyem mirë në ndeshje dhe në këto katër ndeshje dhamë gjithçka nga vetja. Këtë energji do ta bartim me vete edhe në muajin nëntor.”
Austria mori një pikë në Prishtinë falë golit të Christoph Lang në minutën e 85-të, duke barazuar rezultatin pas golit të Fisnik Asllanit për Kosovën.


