Kombëtarja e Arabisë Saudite ka shkaktuar befasinë më të madhe të vitit në futboll.
Arabia Saudite ka fituar ndaj Argjentinës me rezultatin 1-2 në ndeshjen e xhiros së parë të grupit C, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këtë ndeshje shkëlqeu, Mohamed Al Owais – portieri i Arabisë Saudite, i cili bëri disa pritje të jashtëzakonshme.
Al Owais ishte fantastik në këtë duel – ku me pritjet e tij mbajti rezultatin dhe kombëtaren e tij në lojë.
Ai është shpallur lojtari më i mirë i këtij dueli.
/GazetaBlic Sport