Sporti

Portieri i Al Hilal i mrekullueshëm, Yassine Bounou me pritje të mahnitshme ndaj Manchester Cityt

07/01/2025 09:00
nga:Lorik J

Portieri i Al Hilal, Yassine Bounou pati një paraqitje mbresëlënëse në fitoren e ekipit të tij ndaj Manchester Cityt.

Al Hilal fitoi me rezultatin 4:3 ndaj Manchester Cityt për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube, shkruan GazetaBlic Sport.

Bounou kishte 10 pritje kundër Manchester City, duke u bërë kështu heroi i ekipit dhe më meritori që skuadra e tij kalon tutje.

Portieri kryeson turneun me 23 pritje në katër ndeshje, duke treguar kështu formë fantastike.

Ja pritja e tij ndaj Savinhos që ka bërë xhiron e botës: