Sporti

Portieri hero, pret penallti dhe shënon gol në minutat shtesë

09/30/2023 11:55
nga:E K

Pret penallti dhe shënon gol duke evituar humbjen e skuadrës së tij. Gjithçka ndodhi në minutat shtesë, me Anthony Beuve që është shndërruar në personazhin e momentit në Francë.

Portieri 35-vjeçar është pjesë e US Avranches prej vitit 2014, skuadër që garon në divizionin e tretë të futbollit francez.

Avranches u përball në shtëpi me GOAL FC. Skuadra mike kryesonte 0-1, ndërkohë që në minutën e fundit fitoi një penallti.

Shans i artë për të vulosur fitoren, por Beuve pati intuitën të kuptonte “panenkan” e algjerianit Florian Raspentino.

Pritje që mbajti në lojë vendasit teksa më e bukura do të vinte pas pesë minutave. Goditje dënimi për Avranches dhe mundësia e fundit për të barazuar.

Krosim nga e majta dhe finalizim me kokë i portierit Beuve, i cili u kthye në një hero për skuadrën e tij. Me pritjen e penalltisë dhe golin e realizuar në “limitet” e takimit.