Tek skuadra e FC Ballkanit do të ketë disa ndryshime në afatin kalimtar të janarit.
Siç merr vesh, GazetaBlic Sport, portieri Andrea Hoxha pritet të largohet nga klubi i Ballkanit.
Hoxha kaloi tek Ballkani në afatin kalimtar të verës, por nuk kishte minutazh të madh tek klubi i Ilir Dajës.
Portieri Koliçi kishte paraqitje fantastike dhe Hoxha nuk mund të merrte minutazhën e duhur tek Ballkani, andaj largimi i tij mund të ndodhë në këtë afat kalimtar.
Kujtojmë se Ballkani e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e parë në tabelë me 40 pikë.
/GazetaBlic Sport