Sporti

Portieri afrikan vdiq në moshën 32-vjeçare nga problemet me zemrën

11/15/2023 20:40
nga:Lorik J

Portieri George Chigova është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Afrikën e Jugut. Ai kishte 32 paraqitje për kombëtaren e Zimbabvesë.

Chigova nuk ka luajtur futboll që nga korriku i këtij viti pasi pësoi një atak në zemër. Shkak i vdekjes së tij ishin edhe problemet me zemrën, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ishte pjesë e futbollit të Afrikës së Jugut që nga viti 2014, ku luajti për Polokwane City dhe SuperSport United, që ishte edhe skuadra e tij e fundit.