Kupa e Botës 2022

Portierët zviceranë prej vitesh stërviten me syze speciale, kjo është arsyeja

11/22/2022 09:00
nga:Lorik J

Zvicra ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit e zhvillon pasnesër kundër Kamerunit. Skuadra e Murat Yakin është duke u përgatitur për atë ndeshje, si dhe për sprovat që pasojnë kundër Brazilit dhe Serbisë, dhe fotot nga stërvitja zbuluan se ata edhe një herë po përgatiten për provat me ndihmën e teknologjisë së avancuar.

Në kokën e portierëve zviceranë janë vendosur sërish syze speciale, përcjell GazetaBlic Sport.

Syzet në fjalë janë prodhuar nga një kompani japoneze, të cilat ripërsëritin trajektoren e topit në fushën e shikimit për ata që i mbajnë.

Kjo u jep portierëve një avantazh dhe përmirëson parashikimin e tyre për pritjen e topit. Portierët zviceranë e përdorin këtë teknologji që nga viti 2013.

/GazetaBlic Sport