Sporti

Porier: Nuk e kam me nxitim përballjen me McGregor

08/16/2021 23:04
nga:E K

Dustin Porier triumfoi në betejën e fundit me Conor McGregor.

Porier e mposhti irlandezin, pasi ky i fundit pësoi një lëndim “horrorr” në këmbë dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte duelin, përcjell GazetaBlic Sport.

Porier dhe McGregor kanë zhvilluar 3 përballje mes tyre deri tani, dhe dy të fundit i ka fituar Porier, kurse McGregor e kishte fituar duelin e parë mes tyre.

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka paralajmëruar se mes këtyre dy luftëtarëve do të zhvillohet edhe ndeshja e 4’të, menjëherë pasi të rikthehet McGregor nga lëndimi.

Por Porier tha se nuk është duke e pritur këtë betejë, megjithatë nuk e mohoi se do të ndodhë.

“E pashë në sytë e tij dhe e dija që isha një ose dy gjuajtje për ta rrëzuar”.

“Do shohim çfarë do ndodh, nuk jam duke ulur dhe pritur për betejën e katërt, nëse është e kuptueshme dhe vjen, do e bëjmë sërish”.

“Jam duke u stërvitur, duke jetuar jetën me vajzën, jam duke u kënaqur duke provuar ë rritem si boksier i arteve të përziera, por të shohim”, potencoi ai.

/GazetaBlic Sport/