Lajme

“Popullizëm”- “shtrirje e sovranitetit”, veriu përplas Canaj e Vokrrin

07/02/2024 22:02
nga:G B

Arbër Vokrri zëvendësministër në MAPL dhe ish- diplomati, Blerim Canaj, ka zhvilluar debat lidhur me zhvillimet në katër komunat veriore.

Canaj ka thënë se Qeveria e Kosovës po e përdorë situatën në veri për popullizëm, duke thënë se aksione e konfiskim të armëve ka pasur edhe në të kaluarën.

Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1 ka thënë se edhe në të kaluarën janë sekuestruar armë në veri, por që nuk janë ekspozuar për të ruajtur stabilitetin.

“Çdo javë janë gjetur armë në veri edhe përpara.. Ka qenë e rëndësishme që me argumentua që pavarësimi i Kosovës ka sjellë paqe dhe stabilitet në rajon. Tash jemi çështje e sigurisë”, ka thënë Canaj.

Ndërsa, në reagimin e tij zëvendësministri Vokrri ka thënë se në veriu kontrollohet nga institucionet e Kosovës, duke thënë se qytetarët kanë të drejtë të informohen për ndryshimet që po ndodhin.

“Jemi faktor të sigurisë, kemi kontrollin në gjithë vendin.. Qytetarët e meritojnë me ditë që kanë ndryshuar gjërat”, ka qenë replika e Vokrrit.