Lajme

Ponosh: Radoiçiq u lirua sepse u mor vesh me qeverinë serbe

10/04/2023 15:30
nga:Sh R

Milan Radoiçiq u arrestua të marten nga autoritetet serbe, nën dyshimin për tregti të armëve.

Ai sot u lirua nga paraburgimi, duke iu ndaluar hyrja në Kosovë.

E lidhur me këtë ka folur politikani serb Zdravko Ponosh.

Ponosh tha se lirimi i Radoiçiqit është pjesë e marrëveshjes me qeverinë.

“Jam i bindur se marrja e përgjegjësisë së plotë nga Radoiçiq për ngjarjen në Banjskë dhe paraqitja e tij në polici është rezultat i marrëveshjes së arritur nga qeveria me të”, tha ai për gazetën Danas.

Kryetari i partisë Qendra e Serbisë shtoi se e ardhmja e Milan Radoiçiq do të varet nga ajo se kush do të jetë më i suksesshëm në negociatat me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Kujt Vuçiq i detyrohet më shumë, kujt i frikësohet më shumë, kujt i ka premtuar më shumë, kush ka kapacitet më të madh shantazhues ndaj tij”, tha Ponosh.