Sporti

Polonia siguron kualifikimin në ‘Euro 2024’

03/26/2024 23:31
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Polonisë e ka siguruar kualifikimin në ‘Euro 2024’.

Polonia e mposhti me anë të penalltive Uellsin, kombëtare kjo e cila mbeti jashtë kompeticionit më të madh evropian për shtete, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati në penallti ishte 4 me 5.

Më herët, Gjeorgjia dhe Ukraina siguruan poashtu kualifikimin në ‘Euro 2024’.

/GazetaBlic Sport/