Ditën e sotme Polonia është përfshirë nga erëra të fuqishme në të gjithë territorin e vendit.
Nga raportimet e mediave të huaja mësohet se si pasojë e stuhisë së fortë janë shkaktuar shumë dëme materiale.
Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, e gjithë zona duket e “pushtuar” nga erërat e fuqishme që shkaktojnë shumë rrëmujë nëpër qytete.
Situatë e tillë ka bërë që jeta të ‘paralizohej’ dhe të mbylleshin të gjithë bizneset.


