Fernando Santos do të bëjë katër ndryshime sonte tek Polonia në ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Fytyra të reja dhe ndryshim sistemi – kjo do të jetë arma e Fernando Santos për ndeshjen me kombëtaren shqiptare. Bardhekuqtë kanë nevojë për një rezultat të mirë për të fshirë njollën, që ishte humbja 1:3 me Çekinë.
Karol Linetty dhe Krystian Bielik do të shkojnë në pankinë, ata mund të zëvendësohen nga Damian Szymanski.
Më poshtë keni formacionet e mundshme:
Polonia: Szczęsny – Gumny, Salamon, Bednarek, Frankowski – D. Szymanski, Zieliński – Zalewski, S. Szymanski, Skóras – Lewandowski
/GazetaBlic Sport


