Polonia zyrtarisht ka mbetur jashtë “Euro 2024”.
Polakët nuk arritën më shumë se një barazim ndaj Çekisë me rezultat 1-1 duke shuar përfundimisht gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, shkruan GazetaBlic Sport.
Piotrowski realizoi golin e parë për të ngjallur ‘ëndrrat’ e polakëve, por Soucek në minutën e 49’të dha epilogun final të takimit.
Kujtojmë që Shqipëria ka siguruar biletën për në Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani pikërisht nga ky grup ku është lidere me 14 pikë.
/GazetaBlic Sport/


