Lajme

Polluzha, Guri i Kuq dhe Pastaseli pa furnizim me ujë

12/31/2024 15:15
nga:G B

KRU “Gjakova” njofton konsumatorët e fshatrave Polluzhë, Guri i Kuq dhe Pastasel se për shkak të tensionit të dobët të energjisë elektrike në trafon që furnizon stacionin e pompave në Polluzhë, pompat nuk mund të funksionojnë.

Për këtë arsye, furnizimi me ujë në këto tre fshatra është përkohësisht i ndërprerë.

“Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, shkruan postimi i KRU “Gjakova” në Facebook.