Sporti

Pollozhani mungon në Edinburgh për shkak të vizës, të enjten i bashkohet Shkëndijës para sfidës me Hibernianin

08/05/2026 21:45
nga:L J

Kryetrajneri i skuadrës së Shkëndijës, Artim Pollozhani, nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Edinburghit për shkak të një vonese në procedurat për pajisjen me vizë për hyrje në Mbretërinë e Bashkuar.

Si pasojë, Pollozhani mungoi në konferencën zyrtare për shtyp dhe në seancën stërvitore të zhvilluar në prag të përballjes së Shkëndijës me Hibernianin. Në vend të tij, para mediave dhe në drejtimin e stërvitjes ishte ndihmëstrajneri Kushtrim Voka, i shoqëruar nga pjesa tjetër e stafit teknik.

Klubi ka bërë të ditur se çështja e vizës tashmë është zgjidhur dhe trajneri Pollozhani do t’i bashkohet skuadrës në Edinburgh gjatë ditës së enjte.

Ai pritet të jetë në krye të ekipit për ndeshjen e rëndësishme ndaj Hibernianit.

/GazetaBlic Sport