Lajme

Politologu serb: Problemi mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhet me “Ballkanin e Hapur”.

12/22/2021 22:15
nga:Y I

Politologu serb Dushan Janiç ka analizuar “Ballkanin e Hapur” dhe ka folur për raportin aktual mes Kosovës dhe Serbisë, ku sipas tij problemi mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhet me “Ballkanin e Hapur”.

“Problemi mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhet me Ballkanin e Hapur, problemi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhet vitin tjetër, në mos Uashingtoni duhet të gjejë një format tjetër. Askush nuk mund të devijojë nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara për sa i përket procesit të normalizimit, formati mbetet ai Bruksel-Beograd-Prishtinë, ku Brukseli është ndërmjetësues por duket sikur BE në vend që të lehtësojë po i vështirëson gjërat. BE duhet të pranojë idetë e Biden kur ishte zv.president në 2017-2018 që është thjeshtësim të këtij dialogu dhe platforme që është pak a shumë e ngjashme me modelin e Oslos, midis Izraelit dhe Palestinës që përfundoi me një marrëveshje shumë të mirë për paqe. Ajo që duhet të ndodhë mes Prishtinës dhe Beogradit tashmë, një mundësi mund të ishte grupimi i të gjitha çështjeve të mbetura pezull, nga të cilat dy më kryesoret janë njohja e Kosovës dhe integriteti i saj territorial. Niveli i parë duhet të jetë ai i dialogut politik. Kur të arrihet kjo marrëveshje BE mund të caktojë dhe të lërë një takim për zbatimin e çdo marrëveshje që ato do të arrinin.”, u shpreh Dushan Janiç.