Lajme

Politologu Sadiku: Miratimi i Ligjit pë KPM-në, ditë e zezë për median dhe demokracinë!

07/13/2024 15:19
nga:Y I

Kuvendi i Kosovës, vetëm me votat e partisë në pushtet ka miratuar Ligjin për Komisionin e Pavaruar të Mediave, KPM-së.

Miratimi i këtij ligji të shumpërfolur solli reagime të shumta nga shoqëria civile, gazetarë, organizata të huaja dhe spektri politik.

Në lidhje me miratimin e një Ligji të tillë ka folur për “Gazeta Blic” politologu, Arbnor Sadiku.

Sadiku tha se miratimi i një Ligji të tillë është një ditë e zezë për median dhe demokracinë.

“Mund të themi se është një ditë e zezë për median dhe demokracinë, sepse përmes këtij, Ligji, pozita synon kontrollin zyrtar mbi KPM-në në Kosovë” tha politologu Sadiku për “Gazeta Blic”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK-ja, në reagimin e tyre pas miratimit të këtij ligji thanë se “është prej goditjeve më të mëdha që Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosje ka bërë kundër lirisë së medies në Kosovë”.

“Votimi i sotëm është prej goditjeve më të mëdha që Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosje ka bërë kundër lirisë së medies në Kosovë, në një përpjekje të nisur qysh prej fillimit të mandatit për disiplinimin dhe kontrollimin e tyre” thuhet në reagimin e AGK-së raporton Gazeta Blic.

Një reagim i ashpër erdhi nga Sekretari i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez.Ai tha se është një ditë e zezë për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë.

“Kosovë: Parlamenti sapo miratoi ligjin për media (Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ për të mos bërë kështu. Sot është një ditë e zezë për Lirinë e Medias dhe Demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare e bojkotuan seancën”, shkroi Gutierrez në “X” raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Kuvendi voton pro Projektiligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave