Lajme

Politologu Ramadani e quan Kurtin “Misionar të Zajednicës”

03/23/2023 08:52
nga:Astrit Gashi

Politologu, Shkodran Ramadani ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se “ka Asocacion”.

Ramadani ia ka përmendur të gjutha veprimet e Kurtit sa ishte opozitar në kundërshtim të Asociacionit duke thënë se i bëri që ta themeloj vet pasi ky privilegj sipas Kurtit i takon vetëm atij.

Ai ka shkruar se në histori Kurti do t’i gravohet emri si “Misionar i Zajednicës.

Postimi i plotë:

Protestat, dhuna, vandalizmi, gazi lotsjelles e koktejet e mollotovit nuk jane perdore per me nale Zajednicen. Jane perdore se Albin Kurti nuk ka dashte askujt me ja lane kenaqesine e themelimit te saj. Ne mendjen e tij, ky eshte privilegj qe i perket vetem atij.

Per kete arsye, beri gjithcka qe ishte e mundur. Nuk kurseu asnje metode: rrenoi reputacione njerezish, njollosi integritete vepimtaresh, baltosi prestigje luftetaresh e anatemoi themelues shteti.

Zajednica ishte shume e shtrenjte per t’ia lene ne dore themeluesve te shtetit. Sigurisht qe ajo nuk mund te krijohej nga luftetaret e lirise, por nga luftuesi i ethshem i shtetit. Fati e ka shkruar per te.

“Misionari i Zajednices”.

Keshtu do t’i gravohet emri ne kroniken e zeze te librave te historise, aty ku perballe tij do t’i shikoje me zili emrat e medhenj ne Panteonin e Lavdise, te atyre qe pernjemend bene historine kombetare.