Kryetari i Forumit Qytetar Demokratik me seli në Beograd,Zoran Vuletiq, ka dhënë intervistë për Klan Kosova.
Politikani serb foli për zhvillimet në raportet mes Kosovës e Serbisë si dhe situatën e krijuar pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Do të doja që presidenti Vuçiq apo cilado qeveri që del nga zgjedhjet e 3 prillit ta pranoj realitetin dhe pikë së pari ti drejtohet kryeministrit e presidentes kosovare që ti kërkoj takimet përfundimtare dhe të pranohet situata faktike e bisedimeve të ju vije fundi. Në momentin që Serbia i përfundon telashet me Kosovën bien tensionet në relacionin e shantazheve që Rusia i ka ndaj Serbisë”, tha Vuletiq.
Të mërkurën janë bërë 23 vjet nga nisja e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe për të ndalur luftën në Kosovë.
Vuletiq, thekson se opinioni publik në Serbi keq informohet për fushatën 78 ditore të sulmeve që ndalën spastrimin-etnik mbi kosovarët.
“Unë fola për përndjekjen e madhe dhe spastrimin etnik që u ka bërë Serbia shqiptarëve të Kosovës që atëherë ishin qytetar të saj. Një shtet normal nuk sillet kështu me shtetasit e saj dhe nuk mund të pres asnjë epilog tjetër veçse rezistencën. NATO përkrahu shqiptarët duke pas në mendje pikë së pari çka solli politika dhe luftërat e Serbisë në vendet tjera”.
“Mendoj edhe në Srebrenicën e Vukovarin që u pat bërë rrafsh me tokë e i cili atëherë ngjante me Mariupolin e sotshëm në Ukrainë dhe nga këtu unë i ngrit paralelet e mija që Serbia u bombardua për shkak se ajo bëri ndaj të tjerëve atë që Rusia po i bënë Ukrainës” sqaroi politikani, kryetar i FQD-ës.
“Albin Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë”, reagimi i fundit nga Vuçiq


