Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, thotë se Kosova do ta marrë njohjen nga Serbia.
“Këtë e vërtetoi sot Aleksandar Vuçiq. Këtë fakt duhet përshëndetur për shkak të paqes rajonale dhe stabilitetit të plotë të Ballkanit perëndimor dhe të gjithë neve, që investojmë përpjekje të mëdha politike me qëllim të zgjidhjes përfundimtare. Kurse Serbia do ta fitojë tradhtarin më të madh në historinë e saj”, ka shkruar Bogdanoviq.
Në një postim tjetër në Twitter, të shkruar në shqip, Bogdanoviq e ka përgëzuar kryeministrin Albin Kurti për këmbënguljen e tij politike.
“E përgëzoj kryeministrin Albin Kurti për këmbënguljen e tij politike, e cila do të synojë anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka shkruar Bogdanoviq.
“Normalizimi i marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, përkushtimi i Kosovës për integrime euroatlantike dhe bashkëpunimi me serbët e Kosovës është politikë e guximshme e Albin Kurtit”, ka shkruar ai.
Ndryshe, kryetari i Lëvizjes “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, më 17 dhjetor 2022, derisa po ktheje nga Kosova është ndaluar në vendkalimin kufitar në Merdar, ku policia e Serbisë nuk e kanë lejuar të hyjë në Serbi.
?? ће добити признање ??, то је данас потврдио @avucic
Ту чињеницу треба поздравити због регионалног мира и пуне стабилности региона Западног Балкана и свих нас, који улажемо велике политичке напоре у циљу коначног решења.
А ???
?? ће добити највећег издајника у својој историји!— Бобан Богдановић (@0dgovor) January 20, 2023
E përgëzoj kryeministrin @albinkurti për këmbënguljen e tij politike, e cila do të synojë anëtarësimin e ?? në ??.
Normalizimi i marrëdhënieve me ??, përkushtimi i ?? për integrime euroatlantike dhe bashkëpunimi me serbët e ?? është politikë e guximshme e @albinkurti
Urime ??????— Бобан Богдановић (@0dgovor) January 20, 2023


