Lajme

Politikani nga Shqipëria godet Ramën e Veliajn që ia morën Kosovës “Sunny Hillin”

06/16/2022 08:41
nga:Astrit Gashi

Politikani nga Shqipëria, Genc Pollo, ka vlerësuar se festivali “Sunny Hill” është “më i rëndësishëm e më i dobishëm në Prishtinë”.

“Sepse direkt e indirekt kontribuon në Kosovën si subjekt ndërkombëtar, si shtet sovran e i pavarur”, ka shkruar Pollo.

Anëtari i Partisë Demokratike e ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se kështu po e dëmtojnë jo pak Kosovën.

“Joshja e transferimi i Sunny Hill Festival në Tiranë nga Rama e Veliaj mund të kënaqë shumë fansa këtu e të mërzisë ata në Prishtinë. Por Kosovën, ende të pastabilizuar krejt ndërkombëtarisht për shkak të Serbisë së Vuçiçit, e demton jo pak”, ka shkruar ai,

“Mbasi e ka dëmtuar shumë me BallkanHapu! Tok me Vuçiçin! Vazhdojnë në një linjë”, ka shtuar Pollo.