Jo të gjitha reagimet ndaj komenteve të Donald Trumpit për Gazën kanë qenë negative.
Ideja e rivendosjes së palestinezëve në ndonjë territor tjetër – me pretendimin e Trumpit që ShBA mund të marrë përsipër dhe të krijojë një “Rivierë” – është mirëpritur, çuditërisht, nga politikanët izraelitë të ekstremit të djathtë si Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben Gvir.
Me kryeministrin Benjamin Netanyahu në Uashington, agjencia e lajmeve Reuters raporton se një burim politik në Izrael tha se Trump doli me “zgjidhje të zgjuara” për problemet që e kanë përfshirë vendin që nga fillimi i tij.
Vizita e Netanyahut ka qenë “shumë e suksesshme dhe ka tejkaluar të gjitha pritjet dhe ëndrrat tona”, shtoi burimi, raporton Skynews.
Teksa nuk ka pasur sondazh në shkallë të gjerë në Izrael për të vlerësuar një reagim më të gjerë ndaj komenteve të Trumpit, shumica mund ta shohin si ekstrem këtë plan.
Shumica e izraelitëve janë të përqendruar në sjelljen e pengjeve të mbetura në Gaza – të marra gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 – dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite dhe vende të tjera.
Këto objektiva mund të duken më pak të mundshme nëse Trumpi vazhdon tutje me propozimin e tij.


