Opinion

Politika Strategjike e Kosovës në një akt

08/29/2023 10:08
nga:Shenoll Muharremi

Duhet me analizu një punë specifike me e kuptu, jo fjalët.

Nga rasti i Rrugës Prishtinë – Mitrovicë mundemi me mësu shumë edhe me kuptu kush jemi dhe pse jemi si jemi.. e çfarë duhet me mësu mos me i përsëritë gabimet në të ardhëmn. Me e kuptu Politikën Strategjike të Kosovës më mirë.

Ndërtimi i rrugës Mitrovicë – Prishtinë ka filluar në vitin 2011 e ende nuk i shifet fundi. A është ky sinonim e pasqyrë e politikës dhe qeverisjes kosovare për 23 vjet? Politikës Strategjike kam dëshirë me quajt. Mesiguri se po, është rasti më i mirë. Vetëm 38 kilometra zgjerim të rrugës, as autorrugë nuk është. Se ne kemi ndërtuar autorrugë me miliarda e dy-fish më të gjatë për afat rekord 2-3 vjet. E këtë tash e 12 vite, jo që nuk ka përfunduar, por as që i shifet fundi. Si ka mundësi me shku puna kaq keq me diçka kaq të rëndësishme?

Fillimisht duhemi me dale tek gjërat shumë të rëndësishme: Veriu i Kosovës. Kjo pjesë është pika më e ndjeshme për qëndrueshmërinë dhe ardhmërinë e Kosovës. Gjithçka çfarë kemi ndërtuar qe 25 vite mundet me u rreziku aty. Cila është puna e pare që bënë një qeveri e mençur në këtë rast?

Afrimi, integrimi i pjesës veriore me Prishtinë, kryeqytetin politik dhe administrative të Kosovës. Gjëja e parë me e integruar veriun është lidhja infrastructure dhe ekonomike e saj me Kosovën. E tash, për me pa sa të mencuar e staregjik jemi.. sa shumë e dojmë e brengosemi për veriun, vetë shiqojeni e analizojeni këtë rrugë.

Si është e mundur për 12 vjet mos me qenë në gjendje me përfunduar një rrugë kaq strategjijke dhe jetike për vetë ekzistencën dhe ardhmësinë e vendit? Kjo i shpërfaqë 3 gjëra: (a) Nuk kemi shume aftësi me qeverisje e strategji politike; (b) Jemi të paditur dhe mesiguri të korruptuar, se ajo rrugë për keqmenaxhim e korrupucion ka mbet ashtu ndoshta; dhe (c) Nuk jemi brengosë shumë as për Mitrovicë as për Veriun.

Dmth i gjithë diskursi për Mitrovicë e veri për 23 vjet nga politika e qeveritë ka qenë fake. Një egoizëm i politikanëve me i përmbushë epshet dhe zbrastësirat e veta politike në emër të një vendi e qytetarëve të margjinalizuar. Si ndryshe me e shpejgu këtë fakt? Nuk ke si.

Ajo rrugë jo vetëm që nuk ishte përfunduar, ishte e rrezikshme për jetë natën. Nuk kishte sinjalistikë, nuk kishte ndriqim, dhe nuk kishte kufizimet në rrugë punishte ku gropat ishin me metra të thella. Vetëm Zoti po i ruan njerëzit që qarkullojnë aty natën.

A e dini dëmin ekonomik që i bëhet asaj pjesë qe 12 vite nga punimet aty dhe kolonat me dhjetëra kilometra? Dëmi është shumë i madh. Me dhjetëra miliarda.
Si ka mundësi një vend ku ekonomia dhe biznesi duhet me qenë mënyra si ulen tensionet politike dhe ndër-etnike t’i bllokohet zhvillimi ekonomik në formën më makabër duke e bllokuar qarkullimin andej. Kjo rrugë është për Libër të Guinness, pa hajgare!

Gjithçka çfarë është dashur të ndodhë ka ndodhur e kundërta. I është zënë fryma, jeta i është paralizuar një rajoni më strategjik me atë rrugë. Edhe një shkollë fillore nëse e kishte menaxhuar ndërtimin e asaj rruge, jam 100% i binduar se do e përfundonte për 10 vite.

Nuk është në pyetje mundesa e resurseve, se për 12 vite ne kemi pasur ndoshta 25 miliardë në menaxhim si qeveri, sa duash mjete. A ju kujtohet 700 milion euro mbetjet që nuk mundëshim me I harxhuar. Ju siguroj që Japonezët apo Kina për 1 muaj e kishin përfunduar. Edhe Gjermani apo Zvicra. Edhe Sudani e kishte përfunduar për 5 vite. Edhe zogjët e lopët për 10 vite e kishin përfunduar. Ne i kemi bërë 12 vite dhe nese nuk kemi gati.

Vendi më strategjik, rajoni më i rëndësishëm për sigurinë dhe strategjinë e Kosovës u bllokua kështu. Nga vet ne. Turpi jonë. Injoranca jonë. Strategjika jonë Politike në aktin më të mire. Budallakia qeverisëse dhe naiviteti politik i yni. Rruga Mitrovicë – Prishtinë qe 12 vite ka filluar dhe ende as nuk është afër.