Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, në një prononcim për Gazeta Blic ka thënë se rasti i vrasjes së Liridona Ademaj dallon nga rastete e mëhershme, si dhe ka thënë se është me rëndësi që të zhvillohen hetime profesionale.
“Rasti i vrasjes së Liridona Ademaj është rast që dallon nga vrasjet e mëhershme që për bazë kanë dhunën në familje, nga mënyra e kryerjës së veprës penale dhe qëllimin dhe motivin e kryerjës së veprës penale. Duke u bazuar në informatat e zbuluara deri më tani nga policia dhe prokuroria del se ky rast mund të jetë i orkestruar dhe zbatuar nga së paku tre persona, ku gjithnjë sipas prokurorisë vet bashkëshorti i viktimës ka ofruar pagesë për vrasjen e saj. Edhe përkundër faktit se policia dhe prokuroria dëshmuan përkushtim dhe profesionalizëm në identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për kryerjn e kësaj vepre, është tepër e rëndësishme se puna më e madhe e prokurorisë dhe policisë fillon nga kjo fazë e tutje“, ka thënë Miftaraj.
Ai ka theksuar se hetimet rreth rastit duhet të kryhen në mënyrë profesionale dhe se duhet të ruhet integriteti i procesit.
“Është më rëndësi që provat dhe dëshmitë në vendin e ngjarjes të administrohen, duke përfshirë telefonat e palëve të cilët duhet të ekzaminohen dhe zbulohet nëse ka dëshmi shtesë që mund të involvojë edhe persona të tjerë. Në këtë fazë është e rëndësishme të ruhet integriteti i procesit dhe të zvillohen hetime profesionale në mënyrë që rasti të provohet në gjykatë”, ka thënë ai.
Miftaraj ka potencuar se për rastet e dhunës në familje gjykatat shqiptojnë dënime shumë të ulta.
“Edhe pse Kosova ka kornizë ligjore adekuate dhe të konsoliduar, politika ndëshkimore në rastet e dhunës në familje është shumë e butë, ku gjykatat shqiptojnë denime shumë të ulëta. Në anën tjetër, dëmi që i është sistemit të drejtësisë në Kosovë si nga politika ashtu edhe nga prokurorë dhe gjykatës pa integritet sjell raste kur qyetarë të caktuar e fitojnë përshtypjen se mund të kryejnë vepra të tilla penale dhe shpëtojnë nga ndëshkimi, dhe indikatorë të tjerë si mos përkrahja e gruas nga shoqëria dhe shteti, edukimi dhe arsimimi, etj”, ka thënë Ehat Miftaraj. /GazetaBlic/


