Lajme

Policja nga Gjilani dyshohet se u gjet e vdekur te varri i motrës së saj

11/15/2021 11:08
nga:Gazeta Blic

Rreshterja e Policisë së Kosovës A.I., është gjetur e vdekur mesditën e djeshme në varrezat e qytetit në Gjilan.

Burime të Express-it brenda policisë thanë se rreshterja dyshohet se është gjetur e vdekur në afërsi të varrit të motrës së saj, e cila ishte ndarë nga jeta vitin e kaluar si pasojë e një sëmundje të rëndë. Të njëjtat burime thanë se A.I., e kishte përjetuar rëndë vdekjen e motrës së saj.

Rasti i vdekjes së polices me gradë rreshtere është hapur si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Zyrtarja në fjalë ka qenë në marrëdhënie të rregullta pune dhe ka punuar në Gjilan.

“Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.