Sot, Policia e Kosovës ka larguar një deponi të mbeturinave në Mitrovicën Veriore, shkruan GazetaBlic.
Sipas Policisë së Kosovës ky veprim synon përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe krijimin e një mjedisi më të pastër dhe të sigurt.
“Në kuadër të detyrave të përcaktuara për Policët e Lagjes, që përfshijnë identifikimin dhe adresimin e problemeve të komunitetit, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Mitrovicë Veri në bashkëpunim me banor te lagjes kanë identifikuar një deponi ilegale që kishte shqetësuar banorët e zonës.
Me angazhim dhe bashkëpunim të ngushtë me komunitetin dhe institucionet relevante, është ndërmarrë një aksion për pastrimin e kësaj deponie. Ky veprim synon përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe krijimin e një mjedisi më të pastër dhe të sigurt”, thuhet në njoftimine tyre.