Analisti politik, Blerim Latifi ka kritikuar Policinë e Kosovës për suspendimin e një zyrtari policor, pasi kritikoi deputetët për shpenzimet e karburanti.
Latfiti ka kërkuar kthimin e policit në punë, teksa ka thënë se kjo nuk është demokraci por pseudo-demokraci.
“Policin që e thotë një të vërtetë, e suspendojnë nga puna, ndërsa deputetin që jeton në Prishtinë dhe gënjen se udhëton nga një vend tjetër i Kosovës, sa për t’ia zhvatë shtetit paret e naftës, nuk e prekin. Kjo nuk është demokraci.Kjo është pseudo-demokraci. Sepse demokracia e vërtetë është barazi para ligjit, ndërsa demokracia e rreme një regjim ku vlenë parimi i Orëell-it tek “Ferma e Kafshëve”: Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat! Kthejeni policin në punë! Sepse e vërteta na çliron, ndërsa mashtrimi veç e trashë pushtetin e batakçinjve e hajdukver”, ka shkruar Latifi në një postim në “Facebook”.
Publikimi i shpenzimeve të deputetëve të Kuvendit për naftë, ka nxitur një reagim masiv të shoqërisë. Kritikë për shpenzimet e mëdha të deputetëve për naftë ka bërë edhe polici i Kosovës, Amir Hoxha. Teksa ka kritikuar, Hoxha ka përmendur faktin se si policët nuk janë duke i marr shtesat as për punë jashtë orarit e as për shujta. Kjo kritikë publike, Hoxhës i ka kushtuar me suspendim prej 3 ditësh