Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, është deklaruar për zjarrin në objektin e ETC’së në Suharekë.
Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, policia dhe KEDS.
Bytyqi shtoi se zjarri ka marrë përmasa të mëdha por tashmë është arritur të eliminohet rreziku që zjarri të përhapet.
“Sot me datë 20.01.2025 ,rreth orës 06:17 është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në qendrën tragtare ETC në Suharekë. Zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dal në vendngjarje. Zjarri ka marr përmasa tē mëdha. Zjarrëfikësit po po punojn në shuarjen e tij. Për momentin ēshtë arrit të eliminihohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por të lënduar nuk ka të raportuar deri më tani. Policia do ta hetoj rastin si incident zjarri.”
Muharremaj për zjarrin në Suharekë: Po mundohemi ta lokalizojmë me kapacitetet që i kemi