Hetimet për vrasjen në Pataqan të Klinës kanë vazhduar edhe gjatë së shtunës.
Në vendin e ngjarjes deri pasdite ka qëndruar edhe automjeti brenda së cilit dyshohet se u vra M.A., nga fqinji i tij të premten mbrëma.
Në pjesën e përparme të veturës gjenden 5 vrima plumbash, derisa të tjera shihen edhe në objektet në afërsi, njofton Klan Kosova.
Vrasjes dyshohet se i parapriu një zënkë mes disa familjarëve të viktimës dhe të dyshuarit që eskaloi në rrahje, e më vonë rezultoi të jetë edhe fatale. Mësohet se familjari i të dyshuarit në kohën kur ndodhi vrasja ishte duke u intervistuar nga policia në cilësinë e viktimës për rrahje.
I dyshuari A.N., u arrestua dhe ndaj tij u shqiptua masa e ndalimit 48 orësh, ndërkaq shtëpia e tij u bastis, dhe në të u gjeten disa armë, fishekë, e edhe snajper.
Dy persona që ishin të përfshirë në këtë rast janë në arrati.
Por në lidhje me krejt këtë ngjarje nuk pranuan të flasin në familjen e viktimës të cilët kanë hapur të pamën.


