Lajme

Policia thotë se sulmi i një personi në Pozhoran nuk lidhet me procesin zgjedhor

02/09/2025 15:58
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është sulmuar fizikisht në fshatin Pozhoran të Vitisë.

Megjithatë sipas PK-së rasti nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, ka thënë se motive e këtij sulmi ende nuk dihen

“Sulmi nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, ka ndodhur jashtë vendvotimit motivet ende nuk dihen. Më rastin është duke u marrë prokurori”, ka thënë Hashani.