Lajme

Policia thotë se s’ka të lënduar nga zjarri te fabrika në hyrje të Prishtinës

07/30/2025 15:44
nga:G B

Një depo është kapluar nga një zjarr i madh në hyrje të Prishtinës në afërsi të “Rrethit te Ismeti”.

Rreth kësaj ngjarje është deklaruar edhe policia.

Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin Enis Pllana, deklaroi për Klankosova.tv se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 14:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një depo në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët janë duke lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Pllana.