Lajme

Policia spanjolle arreston personin që ndërpreu ndeshjen Betis-Sevilla, 29 vjeçari ka të kaluar ‘kriminale’

01/18/2022 09:50
nga:L J

Dy ditë pas incidenteve që çuan në ndërprerjen e derbit të Sevilles, policia spanjolle arrestoi tifozin që e goditi Joan Jordan në stadiumin Benito-Villamarin.

Këtë të hënë, policia spanjolle arrestoi një person për veprimet e tij që çuan në ndërprerjen e derbit gjatë 1/16 e Kupës së Mbretit.

Sipas Marca, i arrestuari, JCLE, i lindur në vitin 1992, u arrestua dhe më pas u lirua me akuzën si autor i dyshuar i sulmit, i cili çoi në pezullimin e ndeshjes Betis-Sevilla në minutën e 39-të.

I dyshuari është me precedentë penalë edhe në të kaluarën.

I dyshuari është liruar me akuza dhe burimet e mediumit spanjoll thonë se ka precedentë penalë për keqtrajtim, plagosje dhe grabitje me forcë.