Lajme

Policia shqipton afër 2 mijë e 200 gjoba trafiku, raportohen mbi 50 aksidente për 24-orë

12/18/2025 10:12
nga:Y I

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit i ka shqiptuar 2183 gjoba trafiku.

Në raport theksohet edhe se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 42 aksidente me dëme materiale, dhe 15 me të lënduar.

Po ashtu, policia bën të ditur edhe se janë arrestuar 10 persona, ku 8 janë dërguar në mbajtje.