Lajme

Policia: Shqiptimi i gjobave për automjetet me targa ilegale fillon pas 48 orësh

11/22/2022 08:16
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur mbrëmjen e djeshme se vendimi për targat është shtyrë edhe për 48 orë, raporton Gazeta Blic.

Edhe nga Policia e Kosovës kanë njoftuar sot se vendimi për shqiptimin e gjobave për automjetet me targa ilegale pritet të fillojë pas 48 orësh.

Shqiptimi i gjobave ishte paraparë të fillojë sot por me kërkesë të SHBA-ve është shtyrë edhe për dy ditë.

Vendimi i plotë:

 

Nga takimi 8 orësh deri te pranimi i kërkesës së SHBA-së për shtyrjen e afatit për targat- Çfarë ndodhi dje në Bruksel?