Lajme

Policia shpall në kërkim edhe pesë persona tjerë të përfshirë në kontrabandën në veri

10/13/2021 15:32
nga:Y I

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe pesë persona tjerë, lidhur me operacionin e realizuar në Prishtinë, Pejë, në Mitrovicën e Jugut dhe Mitrovicën e Veriut.

Kështu numri i personave të kërkuar nga policia për kontrabandë ka shkuar në 10.

“Si rezultat i vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve dhe hetimeve policore me prokuroritë kompetente, pas identifikimit të mëhershëm të pesë (5) personave të dyshuar, tani janë identifikuar edhe pesë (5) persona të tjerë të dyshuar, ku numri i tyre arrin në dhjetë (10) persona të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale të kontrabandës me mallra” thuhet në njoftimin e Policisë.