Lajme

LAJMI I FUNDIT: Policia serbe arreston drejtorin e Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq

09/09/2023 19:24
nga:Y I

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se drejtori i Administratës në komunën e Leposaviqit, njëherit djali i Zëvëndësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete ,Nikolla Radimiroviq, është arrestuar sot nga policia e Serbisë.

Kështu ka njoftuar pak minuta më parë ministri Sveçla përmes një postimi në facebook.

“Drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit njëherit djali i Zëvendësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete Nikolla Radimiroviq, është arrestuar sot nga policia e Serbisë dhe është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë. Ai së bashku me të fejuarën e tij po mbahen të arrestuar për arsyen e vetme se Nikolla është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se së bashku me babanë e tij në vazhdimësi i kanë rezistuar presionit të Beogradit dhe bandave të tyre”, thuhet në njoftimin e Sveçlës.

Sveçla ka thënë se ky arrestim i padrejtë është edhe një dëshmi e qasjes destruktive të qeverisë së Serbisë dhe hakmarrje pas suksesit të Kosoves të arritur dje dhe dështimit të tyre për të ndalur vendimin që Kosova të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare 2030.

Ai ka kërkuar nga Beogradi që urgjentisht të lirojë drejtorin Radimiroviq dhe të fejuarën e tij, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë: