Policia e Kosovës ka njoftuar se në tregun e automjeteve në kryeqytet ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të armëve të ftohta.
Në cilësinë e të dyshuarve, Policia ka intervistuar katër persona të dyshuar për veprën importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi, shitja e pa autorizuar armeve dhe materialeve plasëse.
Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Sot Njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë implementuar një plan operativ në tregun e automjeteve, ku kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme të armëve të ftohta. Në stacion policor në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi,shitja e pa autorizuar armeve dhe materialeve plasëse. Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.