Policia e Kosovës gjatë patrullimit në një veturë ka sekuestruar dy armë.
Rasti ka ndodhur në Rugovë të Pejës.
Në raport thuhet se i dyshuari nuk kishte leje për armëmbajteje, por vetëm një leje për rekreacion-shenjëtari.
“Rr. Pejë-Rugovë, Udhëkryqi Milishec 25.12.2024 – 09:40. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollimit në një çantë i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator me 10 fishekë si dhe një kuti me municion prej 40 copë fishekë”, thuhet në raport, shkruan GazetaBlic.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.