Lajme

Policia sekuestroi tetë armë gjatë fundjavës në Prishtinë

09/05/2023 14:49
nga:Sh R

Tetë armë janë sekuestruar nga Policia gjatë fundjavës së kaluar në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të PK-së, prej tetë armëve, dy prej tyre janë thika.

“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës. Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, gjatë fundjavës që kaloi në raste dhe lokacione të ndryshme, janë gjetë dhe sekuestruar 8 armë prej tyre dy armë të ftohta- thikë”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndaj personave të dyshuar janë inicuar raste për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Postimi i plotë: