Sporti

Policia ruan shtëpinë e gjyqtarit anglez pas kërcënimeve

18 ditë më parë
nga:Lorik J

Familja e arbitrit anglez Michael Oliver është nën mbrojtjen e policisë pas kërcënimeve.

Fundjavën e kaluar, Oliver arbitroi ndeshjen Arsenal-Wolverhampton, ku përjashtoi lojtarin e ri të Gunners, Miles Lewis-Skelly.

British Times pretendon se Federata e Futbollit po heton kërcënimet e bëra ndaj Oliverit dhe familjes së tij nga disa mbështetës të Arsenalit.

Në njoftim thuhet se patrullat e policisë janë në detyrë për të ruajtur shtëpinë e familjes Oliver.

/GazetaBlic Sport