Policia e Kosovës ka raportuar një rast të dyshuar të dhunimit seksual, pasi një dëshmitare ka deklaruar se një burrë është dhunuar nga një tjetër burrë, ngjarje që pretendohet se ka ndodhur në vitin 2015.
Sipas raportit 24-orësh, dëshmitarja ka bërë deklarimin të enjten gjatë intervistimit për një çështje tjetër penale, ku ka shprehur dyshimet për rastin e dhunimit seksual.
Ngjarja dyshohet të jetë e lidhur me komunat e Vitisë dhe Vushtrrisë.
“Me 06.11.2025 dëshmitarja femër kosovare, gjatë intervistës në prokurori lidhur me një rast penal, ka deklaruar dhe dyshon se në vitin 2015 viktima mashkull kosovar është abuzuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thotë Policia.


