Lajme

Policia pas arrestimit të të dyshuarit për vrasjen në Malishevë- Në vendin e ngjarjes u gjetën dy armë!

11/07/2025 09:34
nga:Y I

Policia e Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Gollubovc të Malishevës.

Sipas njoftimit rasti është raportuar më 06 nëntor 2025, rreth orës 11:30, kur njësitë policore janë informuar për një vrasje me armë zjarri në fshatin Gollubovc, ku viktimat ishin dy meshkuj të moshës madhore, vëllezër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme policore, të cilat gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në rast.

Hetimet janë zhvilluar në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave dhe identifikimit të autorit.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një i dyshuar për rastin vrasje në fshati Gollubovc të Malishevës

Gjakovë, 7 nëntor 2025,

Dje më datë 06.11.2025, rreth orës 11:30, jemi njoftuar për rastin vrasje në fshatin Gollubovc të Malishevës ku viktimat e rastit ishin dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vëllezër).

Njësitë e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, gjatë ekzaminimit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe identifikimin e të dyshuarit.

Sot, më datë 07.11.2025, rreth orës 06:25, në fshatin Pllaqicë, është arritur të arrestohet personi i dyshuar A. I. (1983), mashkull kosovar. Pas arrestimit, të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor, pasi i njëjti ka pasur plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim të vazhduar mjekësor.

Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim e sipër dhe po udhëhiqen në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit.