Lajme

Policia parandalon një rast të kontrabandës me mallra ushqimore në vlerë 14.000 mijë euro

11/18/2022 17:23
nga:Y I

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar një rast kontrabande me mallra.

Këtë njoftim PK-ja e ka bërë përmes një komunikate për media ku është bërë e ditur se është ndaluar një automjet ku gjatë kontrollit janë gjetur 1040 pako me gjëra ushqimore me vlerë rreth 14.000 mijë euro.

Tutje, njoftohet edhe se malli dyshohet që është i kontrabanduar, kësisoj rasti është adresuar të Dogana e Kosovës që të trajtohet më tej.

“Sot, rreth orës 13:30, gjatë patrullimit dhe vëzhgimit të terrenit në Mitrovicë, është pikasur një automjet transportues (furgon) me targa vendore me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mallra.Policia ka arritur ta ndaloj automjetin të cilin e drejtonte një mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit, të ngarkuar në automjet janë gjetur 1040 pako me gjëra ushqimore më vlerë rreth 14.000 euro” thuhet në komunikatën e Policisë raporton Gazeta Blic.

Komunikata e plotë: