Policia e Kosovës (PK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy vdekje në Prishtinë, ndërsa lidhue me rastet kanë nisur hetimet.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se në rastin e parë, një person është gjetur i shtrirë në rrugë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pasi u dërgua për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë.
“Prishtinë / 27.11.2023 – 10:20. Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore nga disa kalimtarë dhe dyshohet se ka rënë nga një objekt. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimi.
Ndërsa, lidhur me rastin e dytë thuhet se një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj.
“Prishtinë / 27.11.2023 – 14:50. Raportohet se në banesën e saj pa shenja jetë është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.


