Lajme

Policia nis hetimet ndaj serbëve që festuan me armë zjarri në Mitrovicën Veriore

04/04/2022 22:10
nga:Q R

Fitorja e presidentit Aleksandar Vuçiq i gëzoj serbët e Mitrovicës Veriore. Madje ata të dielën festuan me armë zjarri e mjete piroteknike. Për këtë Policia e Kosovës ka hapur rast.

Në orët e vona të së dielës, serbët e veriut të Mitrovicës festuan fitoren e presidentit Aleksandar Vuçiq afër sheshit “Car Llazar”.

Përveç mjeteve piroteknike, ata përdorën edhe armë zjarri.

Madje u pa edhe simboli “Z”, të cilin po e përdor ushtria ruse në luftën me Ukrainën.

Edhe të hënën pjesëtarë të Policisë së Kosovës, mbikëqyrnin situatën.

Teksa këta të fundit për këtë rast kanë hapur edhe rast.

Një ditë pas zgjedhjeve në Serbi, qytetarët serb të Mitrovicës Veriore thonë se ishin të bindur se Vuçiq do t’i fitojë zgjedhjet./Teve1