Shteti i Kosovës ka dështuar sërish ta vë para drejtësisë një ndër reperët problematik të showbizit shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy.
Loja e tij dhe ‘kurthi’ në të cilin dyshohet se ranë organet e rendit, ia mundësoi atij që edhe mbrëmë të mbante koncertin e radhës edhe pse është lëshuar urdhërarrest ndaj tij.
Noizy arriti që mbrëmë të këndojë në diskotekën “Venom”, edhe pse kjo e fundit gënjeu publikisht se reperi s’do të marrë pjesë për arsye ligjore.
Polica ka zbarkuar në diskotekën në dalje të Prishtinës.
Gazeta Sinjali merr vesh se aty do të merren pamjet e kamerave për të parë nëse këngëtari ka performuar mbrëmë para fansave të tij në “Venom”.
Po ashtu merret vesh se me urdhër të Prokurorisë do të intervistohen edhe drejtuesit e diskotekës.
Ndryshe, pronari i këtij klubi të natës, Alex Duhani, ka thënë më herët për Gazetën Sinjali, se “nuk është e vërtetë se reperi ka performruar mbrëmë në Venom”.