Lajme

Policia në Stançiq të Gjilanit konfiskon dy kallashnikovë dhe 137 fishekë

11/16/2025 09:10
nga:Genita C

Mesditën e së shtunës, policia ka kryer bastisjes në disa prona në Stançiq të Gjilanit.

Organet e rendit, aty kanë gjetur dhe konfiskuar dy kallashnikovë dhe 137 fishekë.

Me këtë rast, një burrë ka përfunduar në pranga, njofton raporti 24 orësh i policisë.

I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet si “Armëmbajtje pa leje”.